Në një muaj çmimi ra me rreth 20 Dollarë për fuçi
Kanë pësuar një ulje të ndjeshme çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare, ku vetëm në një muaj çmimi ra me rreth 20 dollarë për fuçi. Në bursën e Teksasit një fuçi nafte e papërpunuar tregtohet në vlerën e 99 dollarëve këtë të enjte, ndërsa një muaj më parë ishte në vlerën e 122 dollarëve për fuçi.
Ndërsa në atë të Londrës një fuçi nafte e papërpunuar tregtohet në vlerën e 101.5 dollarëve teksa një muaj më parë çmimi ishte 123.5 dollarë për fuçi.
Shkak për rënien e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare është bërë frika ndaj recesionit që vijon të rritet duke sjellë kështu shqetësime mbi prespektivën e kërkesës ndaj produktit.
Ekonomistët janë shprehur se nëse recesioni i parashikuar nuk është i rëndë, çmimi i naftës së papërpunuar duhet të mbetet në vlerat e 100 dollarëve për fuçi në 2-3 vitet e ardhshme.
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka bërë të ditur se perspektiva për ekonominë globale është errësuar ndjeshëm që nga Prilli dhe ajo nuk mund të përjashtojë një recesion të mundshëm global vitin e ardhshëm duke pasur parasysh rreziqet e larta.
Discussion about this post