Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë ku një 62-vjeçar ka rënë nga lartësia. 62-vjeçari, punëtor në një kantier ndërtimi është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij paraqitet e rënduar.
Bëhet me dije se Servet Ziflaj është paraqitur ditën e djeshme në spitalin e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi në kantierin ku punonte. Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma. Për shkak të gjendjes së rënë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
Discussion about this post