Numri i emigrantëve shqiptarë që udhëtojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe me gomone përmes kanalin “La Mansh” ka rënë ndjeshëm.
“Dailymail” shkruan se shkaku kryesor për këtë rënje “dramatike”, siç e ka cilësuar, janë masat e ashpra që ka ndërmarrë qeveria e udhëhequr nga Rishi Sunak.
Duke cituar zyrtar të ministrisë së brendshme, “Daily mail” raporton se nga janari deri në mars, vetëm pesë përqind të personave që kaluan ilegalisht me gomone kanalin anglez, ishin shqiptarë. Kjo është një rënie e dukshme krahasuar me vitin e kaluar ku shqiptarët përmbanin 28 për qind të totalit.
Referuar medias britanike, kulla e teknologjisë së lartë me kamera që është vendosur në Dover, që mund të gjurmojnë deri në 19 kilometra në det. Objekti 30 metra i gjatë, e cila gjithashtu ka radarë dhe antena, është pjesë e një sistemi të ri mbikëqyrjeje për të dalluar dhe përgjuar varkat e emigrantëve përpara se të arrijnë në brigjet britanike.
Kryeministri Rishi Sunak e ka cilësuar sit ë rëndësishme dhe prioritet për qeverinë e tij menaxhimin e imigracionit dhe ka miratuar legjislacionin që do të parashikonte dëbimin e menjëhershëm të të gjithë emigrantëve që mbërrijnë ilegalisht, kryesisht përmes Kanalit Anglez.
Referuar ligjit të ri, emigrantët e kapur jo vetëm që nuk mund të kërkojnë më azil, por do të mbahen në struktura të veçanta për t’u nisur më tej drejt Ruadës ose dhe vende të tjera të cilësuara nga Londra si të sigurta, dhe me të cilat ka nënshkruar marrëveshje specifike.
Discussion about this post