Sektori i industrisë ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit që të jetë në një situatë të vështirë, duke raportuar rënie me 4.2% të shitjeve.Shtrenjtimi i kostove dhe rënia e euros po e dëmtojnë gjithnjë e më shumë industrinë në vend, duke raportuar dhe rënie të pagave.
E njëjta tendencë me tkurrje është shfaqur dhe për sektorin e energjisë, me një tkurrje prej 17.5%, por pagat gjithsesi kanë vijuar rritjen.
Prodhimi në vend po mbahet në këmbë nga ndërtimi. Ky sektor shënoi rritje të shitjeve me 17.2% në tremujorin e dytë, me bazë vjetore. Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore edhe pagat u rritën me 13%.
Të dhënat janë bërë të ditura në treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e dytë 2024, të publikuara nga INSTAT.
Industria vijon rënien
Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 5,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 0,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Energji elektrike, Gaz, Avull me rënie
Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 17,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 12,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve me rritje
Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 9,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 1,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërtimi, me rritje dy shifrore
Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 17,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 14,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Monitor/
Discussion about this post