Kryetari i KLP Alfred Balla ka bërë bilancin e drejtësisë për vitin që lamë pas dhe tregon prioritetet për 2023
KLP bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm ka menduar që vakancat t’i mbushë përmes emërimeve të reja që dalin nga shkollat e Magjistraturës. Kemi 26 magjistratë të rinj që brenda vitit 2023 do të emërohen në të gjithë prokuroritë e vendit. Në total 75 prokurorë do plotësojnë radhët e prokurorisë në 3 vitet e ardhshme. Për 4-5 vite mund të them që plotësohen vendet me prokurorë.
Viti 2022 ishte eficencë e plotë. Është mbledhur 3.5 herë në muaj dhe ka marrë 333 vendime ku 4 komisionet e kanë sjellë para seancës plenare relacionet e tyre dhe ka propozuar 106 vendime në të cilat baza kanë qenë ata që kanë të bëjnë me verifikiminn e figurës. Kemi miratuar 5 rregullore të reja”, tha Balla.
Discussion about this post