Blendi Gonxhe, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshëm të Transportit Rrugor është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.
Nuk dihet shkaku i mbërritjes së tij pranë ambienteve të Strukturës së Posaçme.
Por dy vite më parë, Nisma Thurje, kallëzoi në Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion Blendi Gonxhen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë.
Në kallëzimin e depozituar në SPAK, të cilin Euronews Albania pati mundësi ta shqyrtonte, Nisma Thurje i kërkon prokurorëve të hetojë “në mënyrë të thelluar gjithë procedurat e zhvillimit të tenderëve publik që lidhen me kompanitë që zotëron, apo lidhen me zotin Gonxhja”.
Nisma thotë se kompani private të qiradhënies së makinave, të cilat lidhen me Gonxhen, kanë përfituar në mënyrë të dyshimtë tenderë publik.
Gonxhja thuhet se zotëron kompaninë Albarent, e cila për pesë vite (2014-2019) ka përfituar nga buxheti i shtetit 20 milionë lekë (160 mijë euro).
tv6+1vlora
Discussion about this post