Amar Koçit i duhet edhe një ndeshje për titullin kampion Europe në kampionatin e boksit që po mbahet në itali në kategorinë deri ne 75 kg. Vetë sportisti është i përqëndruar tek ndeshja ndërsa më së shumti brezin e kampionit e shpreson Arturi, babai dhe njëkohësisht trajneri i tij.
Ekipi kombëtar është paraqitur me 6 sportistë, 2 nga teuta, dy nga vllaznia dhe dy nga ekipi studenti. Paraqitja e shqiptarëve ka qënë e mirë. Leli Gega që është edhe Trajneri i erkipit të Teutës beson tek e ardhmja.
340 garues pjesëmarrës, nga 32 shtete. Shumë e vështirë pasi konkurenca është e madhe me shtetet më të zhvilluarsa nga kontinenti. Trajnerët e përfaqësueses kërkojnë edhe pak mbështetje.
Kampionati europian dhe rezultatet e marra i bëjnë optimistë trajnerët për garat e mëdha kontinentale dhe botërore.
Discussion about this post