Ulet me 9 lekë nafta dhe me 12 lekë benzina
Pa kaluar 24 orë nga vendimi i fundit, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish këtë të mërkurë duke vendosur për një ulje të çmimit të karburanteve.
Në pikat e shitjes me pakice 1 litër naftë do të tregtohet me 9 lekë më pak, duke u rikthyer në çmimin e 243 lekëve për 1 litër nga 252 lekë që shitet aktualisht.
Po ashtu edhe benzina do të blihet me 12 lekë më pak. Me vendimin e ri të Bordit të Transparencës drejtuesit e automjeteve do te paguajnë 229 lekë për një litër benzinë, nga 241 lekë që është aktualisht.
Çmimi i gazit të lëngshëm për automjetet mbetet i pandryshuar, duke qëndruar në çmimin 81 lekë për litër. Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen tjetër të bordit.
Në rast se konstatohen shkelje të çmimeve tavan nga operatorët e ndryshëm do të vendosen nga gjoba e deri në pezullim të aktivitetit.
tv6+1vlora
Discussion about this post