Ditën e djeshme janë njohur edhe dy ekipet e fundit që kanë kaluar në fazën çerekfinale për Kupën e Botës Katar 2022.
Maroku do të gjejë përballë Portugalinë e Cristiano Ronaldo-s, i cili përballë Zvicrës ishte për pjesën më të madhe të lojës në stolin e rezervave. “Luzitanët” mposhtën me rezultatin 6–1 “helvetët” ku luajnë edhe Xhaka e Shaqiri.
Ndërkohë Maroku mposhti me penallti Spanjën duke dërguar në shtëpi djemtë e Luis Enrique-s. Tre ndeshjet e tjera çerekfinale janë Kroaci-Brazil, Holandë-Argjentinë dhe Angli-Francë, e cila mund të konsiderohet edhe si një finale e parakohshme.
Discussion about this post