Dita e dytë e Krishtlindjeve zbret në fushë skuadrat e Premier League, që janë gati tu bëjnë dhurata me gola tifozëve. Dy ndeshjet më pikante janë Aston Villa-Libverpool dhe Arsenal-West Ham.
Tradita e ‘boxing day’ do rikthejë këtë të hënë në aksion Premier League, kampionatin e parë të madh europian që pas ndërprerjes për shkak të Botërorit. Në Angli kjo njihet si dita e dytë e Krishtlindjeve ku hapen dhuratat dhe që në këtë rast presin që skuadrat të bëjnë spektakël, me qëllim për të kënaqur ata që i shohin.
Ndeshjet më me rëndësi nisin në orën 18:30 me Aston Villa-n që do të presë në shtëpi Liverpool-in. Skuadra e Jurgen Kloop ka 22 pikë pas 14 ndeshjeve dhe nga sot do tentojnë të rikuperojnë atë që kanë humbur, pasi aktualisht renditen në vendin e gjashtë, shumë larg pretendimeve.
Gjithsesi për Liverpool nuk do jetë aspak e lehtë pasi do ketë shumë mungesa. Deri më tani janë të sigurta mungesat e Luis Diaz, Diego Jota, Roberto Firminho, Milner, ndërsa në pikëpyetje janë Alexander-Arnold dhe Konate. Nga ana tjetër Aston Villa duhet t’ia bëjë pa Diego Carlos dhe Ramsey, ndërsa në pikëpyetje është Coutinho.
Në fushë këtë të hënë do jetë edhe Arsenal, surpriza e këtij sezoni që do kërkojë të ruajë kreun e kampionatit. ‘Topçinjtë’ në orën 21 do kenë derbin londinez me Ëest Ham. Gjatë Botërorit Arsenal humbi sulmuesin e talentuar Brazilian Gabriel Jesus, ndërsa West Ham ka në pikëpyetje marokenin Aguerd dhe sulmuesin Scamaca.
‘Boxing day’ në Premier League ka sjellë historikisht një lumë golash, duke thyer edhe rekorde.
Discussion about this post