Brighton fitoi 4-1 përballë Chelsea, duke i shkaktuar humbjen e parë në stolin e “Bluve të Londrës” Graham Potter, ish-trajneri i Brighton. Djemtë e Roberto De Zerbit zhvilluan një pjesë të parë perfekte, të cilën e mbyllën në avantazh të trefishtë falë rrjetës së shtatë në Premier League të belgut Trossard dhe autogolave të Loftus Cheek dhe Chalobah.Miqtë e filluan mirë pjesën e dytë dhe gjetën shpejt golin me anë të Kai Havertz, por gjermani Gross realizoi golin e “pokerit” për Brighton në minutat shtesë të sfidës. Armando Broja e filloi takimin nga stoli, teksa zbriti në fushë vetëm në minutën e 79’ në një ndeshje ku u krijuan plot 33 raste për gol.
Në sfidat e tjera, Tottenham arriti një fitore të madhe në fushën e Bournemouth. Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë falë dygolëshit të Moore, por golat e Sessegnon, Davies dhe Bentancur i dhuruan skuadrës së Antonio Contes një triumf drithërues.
Feston edhe Newcastle, që nuk hasi vështirësi përballë Aston Villa në “St James Park”. Qymyrxhinjtë fituan 4-0 (Wilson 2x, Joelinton, Almiron) dhe tani renditen në vendin e katërt me 24 pikë, dy më pak se Tottenhami i vendit të tretë.
Discussion about this post