Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur pyetjen në lidhje me shërbimet që marrin shqiptarët ndonëse paguajnë taksa më të larta. Buxheti i shtetit vitin e shkuar mblodhi pothuajse 264 mln euro më shumë. Ndërsa viti u mbyll me një sufiçit e shtesë prej 150 mln eurosh. Shprehet deputetja e PD, njëkohësisht edhe anëtare në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.Por pasi analizon sufiçitin buxhetor që nuk ka shkuar as për shpenzimet infrastrukturore, as për shëndetësi apo arsim.
“A po i merrni këto taksa mbrapsht? A po merrni çmime më të ulëta? A keni më shumë shërbime? Pensione më të larta? Shëndetësi falas? Më shumë rrugë?” pyet Tabaku ndërsa argumenton se ndryshe nga sa pritej për kaq shumë taksa që merren nga dyqanet, fshatarët në tezga e deri tek xhepat e qytetarëve nga supermarketet me taksa të larta, ato shkojnë në xhepat e pronarëve të koncesioneve dhe PPP-ve.
Kjo ka ndikuar në shtrenjtimin e jetesës prej taksave që nuk kanë prodhuar më shumë shërbime për qytetarët të cilëve i janë marrë më shumë taska por nuk i janë dhënë më shumë shërbime.
Discussion about this post