Këngëtarja është ankuar për sjelljen e pahijshme të tifozëve të dy skuadrave
Finalja e Champions League u hap me një performancë spektakolare në stadiumin “Stade de France”, nga artistja Camila Cabello. Por mesa duket nata e madhe nuk ka shkuar edhe aq mirë për këngëtaren e njohur.
Ajo u ankua për tifozët e skuadrave të Real Madrit dhe Liverpulit duke i quajtur ata “të vrazhdë” pasi ata kënduan me zë të lartë duke bërë që zëri i saj të pushtohej nga zërat e tyre. 25-vjeçarja ka bërë një postim në Twitter për të shprehur zhgënjimin e saj, megjithëse ajo u pendua dhe e fshiu më vonë atë.
“Teksa realizonim performancën tonë dhe nuk mund të besoj se njerëzit po këndonin himnet e ekipeve të tyre kaq me zë të lartë gjatë performancës sonë. Si, unë dhe ekipi im punuam pa u lodhur për kaq shumë kohë për të sjellë atmosferën e duhur dhe për të dhënë një shfaqje të mirë. Shumë e pahijshme por gjithsesi më vjen mirë që ju pëlqeu djema”.
Artistja me origjinë kubane ishte interpretuesja kryesore në ceremoninë e hapjes së finales së Ligës së Kampionëve duke dhuruar një performacë të jashtëzakonshme për të pranishmit dhe publikun që pati mundësi ta ndiqte nga shtëpia.
tv6+1vlora
Discussion about this post