Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim për rreth 30 minuta me Presidentin Bajram Begaj në zyrën e presidentit. Në fokus të diskutimeve ka qenë emërimin e disa ambasadorëve në vendin tonë.
Një temë e rëndësishme ka qenë edhe çështja e detit me Greqinë.
Kjo sepse kryeministri pritet të shkojë një Athinë në fundjavë në një vizitë për qëllime private. Ndonëse jo një vizitë zyrtare, Rama do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të politikës për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, mes tyre ministri i Jashtëm Nikos Dendias dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis. Dy vendet kanë rënë dakord që çështja e detit të shqyrtohet në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.
Kujtojmë se Rama takimin e fundit me Begajn e ka pasur më 6 janar.
Discussion about this post