Sot në orën 13:00 do të mblidhet konferenca e Kryetarëve, e cila pritet që të shqyrtojë kërkesën e 19 deputetëve për mocion me debat në seancën plenare për çështjen e Charles Mc Gonigal.
Po ashtu do të shqyrtohet edhe kërkesa 44 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së takimeve të Kryeministrit Edi Rama me agjentin e FBI-së Charles.
Komisioni hetimor do të verifikojë edhe “nxitjen, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, ryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.
Në seancën e kaluar plenare, deputetët e Partisë Demokratike krijuan një situatë kaotike në Kuvend duke mos lejuar që të zhvillohet debati ndërmjet deputetëve. Opozita ka akuzuar në bllok Ramën se ka lobuar përmes zyrtarit të FBI-së kundër saj. Takimet e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së me kryeministrin Edi Rama, janë përdorur si ‘arsenal’ sulmesh nga opozita, të cilët e kanë akuzuar në bllok atë se ka lobuar përmes zyrtarit të FBI-së kundër saj. Por fotot që qarkullojnë tregojnë se McGonigal kishte lidhje edhe me Partinë Demokratike që aq ashpër akuzon qeverinë.
Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.
Discussion about this post