Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin sot për anëtarin e shtatë të KZAZ-ve.
Anëtari i 7 ndahet barabartë mes PS dhe PD-së. Nëse kur të hidhet shorti, del numër çift, anëtari i 7 do të jetë i PS, dhe tek i PD.
Përbërja e KZAZ-ve do të jetë 2 nga Partia Socialiste, 2 nga PD, 1 PSD dhe 1 nga Partia e Lirisë. Pas hedhjes së shortit kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për media në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj.
Ai është pyetur nga gazetarët se kë PD njeh KQZ, Celibashi tha se mban komunikim më të dy përfaqësuesit dhe se do të vlerësohen mbi bazën e legjitimitetit të dokumenteve.
“Kemi komunikim me PD. Në kuadër të komunikime,por dhe të karakterit profesional, qoftë me Ivi Kason apo përfaqësues të partive të tjerë politike. Ne do të vlerësojmë legjitimitetin që përcjellë dokumentacionin në KQZ, në kuptimin është apo s’është ku person për të përcjellë tagrin në emër të PD, kërkesa apo gjëra të tjera. Janë dy përfaqësues të PD, sot në KQZ.
Kjo është një çështje, që nuk e vendos KQZ, është institucion tjetër dhe në do të vlerësojmë këto kërkesa se çfarë legjitimiteti do ketë ky person, na bazë të dokumentacionit. Ka një parti dhe një forcë politike. Nuk ka dy parti me të njëjtin emër” tha Celibashi ndër të tjera.
Discussion about this post