Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka bërë thirrje opozitës që të bëhet bashkë me qeverinë, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Çuçi u shpreh se duhet lënë politika e ndasive dhe e sherrit midis forcave politike dhe të përballën me këtë betejë.
“Çdo debat që vjen nga opozita si përmbushje e rolit të saj thelbësor në jetën parlamentare politike, është i shëndetshëm dhe mëse i mirëpritur. Është krejt normale që të ndahemi politikisht për mënyrën se si do e forcojmë Policinë e Shtetit duke larguar prej saj individët që nuk e meritojnë atë uniformë, apo si të godasim krimin e organizuar e do t’i heqim nga duart pasuritë për t’ia kthyer shoqërisë si formë shpagimi.
Nuk ka dyshim se në këtë betejë ne duhet të jemi bashkë. Politika e ndasive dhe sherrit si qëllim në vetvete pa treguar një treguar një rrugë më të mirë se si mund të çohen rrugët përpara, i duhen lënë një kohe tjetër sepse nuk na dërgon asgjëkundi”, deklaroi ministri.
Ministri Çuçi iu përgjigj interpelancës së kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
tv6+1vlora
Discussion about this post