Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pritet që të mbledhë krerët e grupeve parlamentare në Presidencë për të vendosur datën e zgjedhjeve vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Siç mëson gazetarja Klesiana Omeri në orën 13:00 pritet që Begaj të takohet me grupin “Aleanca për Ndryshim” që drejtohet nga Fatmir Mediu. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, do takohet me kreun e shtetit të enjten në orën 9:00.
Zyrtarisht në parlament ka 4 grupe parlamentare, ai i PS që udhëhiqet nga Taulant Balla; ai i PD-së që udhëhiqet nga Enkelejd Alibeaj; “Aleanca për Ndryshim” nga Fatmir Mediu dhe grupi “Demokraci dhe Integrim” që udhëhiqet nga Mesila Doda.
Ndërkohë kujtojmë që ditën e djeshme kreu i shtetit u takua me Kryeministrin Edi Rama. Megjithatë nuk ka pasur një reagim zyrtar nëse mes dy liderëve ka pasur një diskutim në lidhje me datën për zgjedhjet.
Ndërsa sot, kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Takimi mes palëve zgjati rreth 30 minuta.
Të hënën, kreu i PD konfirmoi se opozita do të formojë një koalicion me bazë të gjerë për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Berisha u shpreh se aleatët e PD-së, përveç Partisë së Lirisë, do të jenë edhe të tjera parti parlamentare e jo parlamentare.
tv6+1vlora
Discussion about this post