Sot rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin tonë do t’i nënshtrohen këtë të hënë provimit të fundit të Maturës Shtetërore, Lëndës me Zgjedhje.
Mirëpo, vetëm 15 minuta para fillimit të provimit është publikuar teza e ekonomisë dhe fizikës. Kjo nuk është hera e parë që tezat publikohen para nisjes së provimit. Ende nuk dihet se si është bërë e mundur një gjë e tillë.
Sot nxënësit janë paraqitur në 144 qendra të provimit të ngritura në gjithë vendin, për t’iu nënshtruar kontrolleve para nisjes së provimit. Provimi nisi në orën 10 të mëngjesit dhe zgjat për 2 orë e 30 minuta.
Deri më tani janë zhvilluar tre provime të Maturës Shtetërore 2024, Gjuha e Huaj; Gjuha Shqipe e Letërsia dhe Matematika.
Discussion about this post