Grupi i Lulzim Bashëës, të ashtuquajturit Demokratë të Euroatlantikes do të mbledhin Këshillin Kombëtar.
Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet më 4 korrik në orën 17.00 tek hotel Tirana, ku do të diskutohet për zhvillimet politike si dhe do merren hapa për ecurinë e këtij grupi.
“ Përshëndetje të nderuar!Ditën e Enjte, datë 04 Korrik 2024, ora 17:00 do të organizohet mbledhja e Këshillit Kombëtar me këtë rend dite:
– Diskutime dhe vendime në lidhje me zhvillimet politike. Takimi do te mbahet tek hotel Tirana, salla Balsha”, thuhet në njoftim”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme në një intervistë u shpreh se se grupimi që ai drejton ka nisur negociatat për koalicionin. Dhe se në atë mënyrë do të garojë në zgjedhjet që do zhvillohen në 2025.
Discussion about this post