Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës duke thënë se ka sjellë edhe rritjen e perimeve. Në një video të publikuar në rrjete sociale thotë se qytetarët i blejnë perimet më shtrenjtë dhe rrogat vijojnë të jenë qesharake.
Sipas saj, fajtor i vetëm për këtë është qeveria që ofron lugën e propagandës dhe ka paketat ndihmëse më të ulëta në rajon.
Tabaku: Sot çmimet e produkteve bazike janë rritur nga 20 lekë deri në 100 lekë për kg. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit të karburantit nga 170 lekë në 260 lekë/litër, ku 60% janë vetëm taksa, 1/3 TVSH si rezultat i rritjes së çmimit të energjisë elektrike deri në 18 lek/kwh por edhe i mungesës totale të subvencioneve, të mbështetejes së fshatit, të mbështetjes së fermerit. Kjo situatë nuk kalon me propagandë. Njerëzit nuk ushqehen me gënjeshtra, por ajo që është më e rëndësishmja, paketa gjysma e rezistencës nuk shërbeu për asgjë. Qeveria duhet të hedhë sytë aty ku ka nevojë, shtresa e mesme, biznesi, qytetarët dhe jo tek oligarkët e koncesionet”, tha Tabaku.
Bordi i Transparences njoftoi para disa ditësh miratimin e çmimeve të reja.
Ndryshimi më i madh ishte në çmimin e naftës, i cili arriti në shifër rekord. Qytetarët do të paguajnë 258 lekë/litër nga 248 që ishte më parë. Nga ndryshimet e çmimeve që reflektoi Bordi i Transparencës, ulje ka pësuar benzina me 1 lekë, pra do të blihet me 243 lekë si dhe gazi ka pësuar ulje më 4 lekë.
https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/448311607141319
tv6+1vlora
Discussion about this post