Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.
Bëhet me dije se mbledhja drejtohet nga Rama dhe se në fokus të bisedës është aktiviteti parlamentar dhe sfidat e PS në këtë sesion të katërt parlamentar. Është diskutuar për qëndrimet që do të mbajnë deputetët socialistë për çështje të caktuara, që do të diskutohen dhe pritet të votohen.
Kreu i qeverisë ka vlersuar edhe performancën e ministrave në Parlament. Mësohet se ai ka shprehur vlersim për ministren Elisa Spiropali, ndërsa ka pasur kritika për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.
Gjithashtu kryesocialisti ka kritikuar që shpesh mungojnë në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Kujtojmë që pjesë e kësaj mbledhje ka qenë edhe deputeti shkodran Agron Çela, i cili pak ditë më parë zgjodhi të bashkohej me PS duke lënë Partinë e Lirisë.
Discussion about this post