40 bashki kanë raportuar fillimin e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve. Nga këto raportime vetëm 12 Bashki kanë raportuar për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve me raportime periodike javore për periudhën 14 janar-27 shkurt.
Bashkitë Bulqizë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Mirditë, Pogradec, Prrenjas, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Dimal kanë raportuar në dinamikë për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve. Nga këto Bashki vetëm 5 Bashki kanë raportuar për të gjitha njësitë administrative dhe këto janë bashkitë Mirditë, Pogradec, Roskovec, Shkodër dhe Dimal.
Vetëm Bashkitë Durrës, Elbasan dhe Fier kanë raportuar periodikisht për njësitë administrative me të dhëna të plota sipas kërkesës së KQZ-së për periudhën e raportimit.
Bashkitë të cilat nuk kanë dërguar informacion për ecurinë e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve janë:
1. Bashkia Berat
2. Bashkia Dibër
3. Bashkia Vau dejës
4. Bashkia Pukë
5. Bashkia Fushe Arrëz
6. Bashkia Has
7. Bashkia Lezhë
8. Bashkia Kurbin
9. Bashkia Shijak
10. Bashkia Peqin
11. Bashkia Librazhd
12. Bashkia Patos
13. Bashkia Kuçovë
14. Bashkia Poliçan
15. Bashkia Maliq
16. Bashkia Pustec
17. Bashkia Përmet
18. Bashkia Memaliaj
19. Bashkia Vlorë
20. Bashkia Delvinë
21. Bashkia Sarandë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar zbatimin rigoroz të njoftimit me shkrim të zgjedhësve me të dhënat e përbërësve zgjedhorë nga të gjitha bashkitë dhe për të gjitha njësitë vendore në administrimin e tyre.
Lajmërimi me shkrim i zgjedhësve duhet të përmbajë informacion mbi qendrën e votimit, vendndodhjen dhe adresën e saj, si dhe numrin rendor të zgjedhësit në listën e zgjedhësve të qendrës së tij të votimit.
Discussion about this post