Gjyqtarja Silvia Albano ishte një nga gjashtë gjyqtaret e Gjykatës që Romës që vendosi për kthimin e emigrantëve nga Shqipëria. Menjëherë pas vendimit të saj që ata të mos vendoseshin në Shqipëri, kur vinin nga vende të pasigurta, u kërcënua me vdekje dhe bëri denoncim në Prokurorinë e Romës.
E gjendur në këto kushte, “ansa.it” raporton se ajo ka bërë sot një ankesë të detajuar në organin e akuzës në Romë. Albano mban postin e kryetares së Drejtësisë Demokratike.
“Fushata e diskreditimit që u zhvillua kundër magjistratëve romakë dhe në veçanti kundër Silvia Albano-s kontribuoi në ndërtimin e një klime opozitare, urrejtjeje, e cila përfundimisht kaloi në kërcënime serioze për sigurinë dhe jetën e saj”, shprehet Magjistrati Demokratik.
“Për shkak të kërcënimeve të rënda të marra, Silvia Albano ka paraqitur sot një ankesë të detajuar në Prokurorinë Publike të Romës”, vijon më tej ky grup që përfaqëson interest e gjyqtarëve në Itali.
Në fund e mbyll duke mbështetur gjithë magjistratët e Gjykatës së Romës që ushtrojnë detyrën duke zbatuar rigorozikisht ligjet e vendit. “Të gjithë ata që nxisin diskreditimin dhe urrejtjen ndaj institucioneve e njerëzve, do të mbajnë përgjegjësi”, – thuhet në fund në reagimin e kësaj organizate.
Discussion about this post