Opozita ka mbajtur mbrëmjen e djeshme një protestë kombëtare, ku nuk munguan përplasjet dhe tensionet.
Teksa ish-kryeministri, Sali Berisha po mban fjalën e tij online, protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe shishe molotovi në drejtim të hyrjes së Kryeministrisë.
Në lidhje me këtë policia e Tiranës ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar.
Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë.
“Gjithashtu, këta specialistë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.
Kujtojmë që pari protestuesit hodhën flakadanë dhe molotov, sheshi par kryeministrisë u kthye në tym e flakë.
Pas fjalimeve dhe tre orë protestë, tubimi u mbyll, ndërsa demokratët thanë se në këtë protestë treguan forcën dhe mbështetjen e tyre.
Discussion about this post