Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Tiranë, ku është goditur me grushte në zonën e ish-Bllokut, një nga avokatët e Sali Berishës.
Bëhet me dije se persona të panjohur kanë goditur me grushta avokatin e Berishës, konkretisht Sokol Mëngjesi. Mëngjesi ndodhet në spital ku po merr dhe kujdesin e duhur mjekësor.
Avokati Sokol Mëngjesi
“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.
Discussion about this post