Edhe ky raund i tretë për zgjedhjen e Presidentit u ezaurua pa një kandidat. Asnjë propozim nuk u dorëzua në Kryesinë e Kuvendit brenda afatit.
Në këtë mënyrë duket se Presidenti i ri i Republikës do të zgjidhet vetëm me votat e socialistëve. Deri në këtë raund kërkoheshin 84 vota për t’u zgjedhur Presidenti i ri.
Dy raundet e fundit kërkojnë vetëm 71 vota për të mbështetur kandidatin fitues. Socialistët e kanë bërë të qartë që në nisje të këtij procesi që do të tentojnë të gjejnë dakordësi me opozitën për një president konsensual, por nëse kjo nuk ndodh Edi Rama dhe të tjera figura të kësaj force kanë përsëritur se do i japin vendit një President me votat e tyre.
Asnjë emër nuk është hedhur në publik prej tyre, madje nuk bën publike as emrat e më të preferuarve në procesin e zhvilluar brenda tyre në mënyrë që mos të dëmtonin siç thanë negociatat e nisura me opozitën.
Por pas të hënës kur do të caktohet dhe data për raundin e 4, nuk kanë më asnjë pengesë për ta bërë këtë dhe të shpallin emrin e kandidatit që ata do të mbështesin.
tv6+1vlora
Discussion about this post