Dita e ndërgjegjësimit ndaj zhurmave, ishte aktiviteti i organizar në Vlorë, më 6 tetor, me mbeshtetjen e Leviz Albania, si një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhivillim dhe Bashkëpunim SDC, si dhe zbatuar nga tre organizatat: Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit, “Milieu Kontakt Albania” dhe shoqata lokale “Gjelbë rimi 2000”.
Fuqizimi i bashkëpunimit të aktorëve lokal nëpërmjet përdorimit të instrumentave alternativë mbi monitorimin e zhurmave, për të advokuar tek instancat vendore mbi mirëadministrimin e ndotjes akustike, në qendër të projektit. Projekti “Monitorimi i ndotjes akustike në zonat bregdetare, është zhvilluar në qytetet bregdetare sic janë Vlora dhe Himara dhe në këtë aktivitet ndërgjegjë sues me qytetarët, janë prezantuar edhe gjetjet.
Në Vlorë janë monitioruar 57 pika, në zonat më problemtiake, si “Lungomare”, përgjatë rrugës “Transballkanike”, Plazh të Vjetër, bulevardi “Vlorë-Skelë”, zona pranë Bashkisë së Vlorës, si dhe në disa zona të tjera të qytetit. Matjet janë realizuar tetë herë në cdo pikë, paradite dhe mbasdite, gjatë ditëve të javës dhe në fundjavë , në muajtë gusht dhe shtator, me qëllim nxjerrjen e përllogaritjeve të sakta për të pëcaktuar zhurmat minimale, mesatare dhe maksimale. Hartat dhe raportetet përkatesë do ti dorëzohen Bashkisë së Vlorës dhe Këshillit Bashkiak. Përfaqësues të organizatave dhe qytetarë që u angazhuan në këtë projekt kanë folur në këtë aktivitet përpara edhe qytetarëve të tjerë, në “Ditën e Ndërgjegëjsimit të Zhurmave.
Arion Sauku foli në emër të “MilieuKontakt Albania”, orgnizatës kryesore që ka zbatuar dhe po zbaton këtë projekt. “Kjo është dita për të ndërgjegjësuar dhe informuar komunitetin për nivelin e zhurmave dhe rrugët për ti reduktuar, por edhe për bashkëpunimin me Bashkinë Vlorë për hartimin e një plani për menaxhimin e zhurmave që është edhe një detyrim ligjor. Pushteti vendor do të asistohet edhe me tabela elektronike për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe për të parë nivelin e zhurmës në kohë reale, në momentin që qytetarët kalojnë në një zonë të caktuar”, tha Sauku. Eksperti i mjedisit, Meivis Struga tha se projekti në Bashkitë Vlorë dhe Himarë ka zgjatur për 10 muaj. Nga matjet ka rezultuar se niveli i ndotjes akustike është i lartë, dhe se zhurmat janë mbi normat e lejuara të shkaktuara nga automjetet, biznesi dhe lokalet sidomos gjatë vijës bredetare.
“Në Bashkinë e Vlorës, janë monitoruar akset kryesore, zona e lungomares, dhe Orikumi. Puna u përqëndrua në rreth 60 stacione monitorimi dhe se gjithcka u realizua nga vetë qytetarët dhe për qytetarët. Nga rezultatet e monitorimeve del se niveli i ndotjes akustike është i lartë. Monitiorimi është bërë dy herë në ditë paradite dhe pasdite. Ka nivel të zhumave mbi normat e lejuara, nga aktivietet, bizneset, lokalet, por edhe automjetet e transportit. Në këtë aktivitet njohim publikun edhe me hartat e ndotjes së zhurmave në zonat të cilat kanë qenë në monitorim”, është shprehur Struga. Drejtuesi i organizatë s lokale në Vlorë , “Gjelbë rimi 2000”, Kastriot Shehaj thotë se qyteti i Vlorës po rritet, niveli ekonomik po ashtu, ndaj mbetet që zhurmat të minimizohen në maksimum.
“Në kuadër të këtij projekti ne kemi bërë një punë jashtë zakonisht të madhe. Qyteti i Vlorë s është duke u rritur, njerëzit duke u shtuar dhe niveli i jetesës drejt përmirësimit. Atë herë duhet që edhe niveli i zhurmave të ulet. Me këtë aktivitet bëjmë fazëne pë rmbylljes kë tu në qytetin e Vlorë s”, thotë Shehaj. Qytetarët kanë parë edhe vetë nga afër se si mund të matet dhe monitorohet ndotja akustike, duke prekur edhe rezultatet konkrete.
Protagonistë kryesor të këtij projekti janë vetë qytetarët duke i bërë të besueshëm gjetjet e të cilat tashmë do ti adresohen Bashkisë së Vlorës dhe Këshillit Bashkiak.
tv6+1vlora
Discussion about this post