Anthoni Çako, djali i ish-çiftit Inva Mula dhe Pirro Çako prej vitesh jeton në Francë.
Së fundmi Anthoni është bërë nostalgjik teksa ka postuar disa foto nga fëmijëria me nënë e tij. Ai ka postuar në “Instastory” dy foto nga fëmijëria, ku shihet i buzëqeshur krahë nënës së tij, soprana Inva Mula.
Në një foto Inva Mula shihet në një moshë të re, tejet elegante e veshur me një fustan të bardhë, ndërsa djali i saj me një kostum ngjyrë të zezë.
Pirro Çakos dhe Inva Mula prej 22 vitesh ishin të martuar, ndërsa në mars të 2009 çifti u nda, ndërsa Inva u martua me Hetem Ramadanin, me të cilin ajo ka një vajzë, Ninën. Nina ka një diferencë moshe me vëllain e saj, plot 17 vite.
tv6+1vlora
Discussion about this post