Ish-kryeministri Sali Berish ka folur në një deklaratë për media, ku tha se është e papranueshme të rriten rrogata para zgjedhjeve.
Ai madje u bëri thirrje punonjësve të administratës që të mos bëhen pjesë e krimit elektoral. Berisha foli dhe për aplikacionin e PS “aktivisti”, duke thënë se do marri hapa ligjore, pasi sipas tij është aplikacion i paligjshëm.
“Edi Rama po bën gjithçka në kundërshtim me Kushtetutën , të hapur me ligjet për të mbajtur monizmin e tij të bazuar në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Jam sot para jush për t’u bërë thirrje punonjësve të Administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral për qëllime të mbështetjes, Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar sepse është dëshmi flagrante e narkoshtetit. Janë shkelur rregullat themelore , pasi përdoret si një mjet terrori për shqiptarët. Duke denoncuar para jush njoftoj se PD do të ndërmarrë hapa ligjore ndaj këtij instrumenti terrori si brenda vendit dhe në institucionet respektive, pranë rrjeteve sociale me të cilat përdoret ky aplikacionit antiligjor”, tha Berisha.
Discussion about this post