Nesër është e diela e fundit e Tetorit dhe do të ndërrohet ora. Akrepat do të kthehen 60 minuta pas. Ashtu siç ndodh zakonisht, ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit, duke u kthyer pas në orën 02:00.
Kjo na dhuron një orë më shumë gjumë gjatë natës, por gjithashtu sjell një orë më pak dritë gjatë pasdites, pasi agimi do të jetë më vonë dhe perëndimi do të ndodhë një orë më herët.
Akrepat do të na duhet të gjithëve t’i lëvizim manualisht vetëm në orët analoge që kemi në shtëpitë tona, sepse celularët dhe orët e tjera elektronike, e bëjnë ndryshimin automatikisht.
Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri të dielën e fundit të Marsit 2025, kur ora verore do të hyjë sërish në fuqi në orën 03:00 të mëngjesit, me akrepat që do të shkojnë 60 minuta përpara.
Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të muajit tetor dhe muajit mars. Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është vendosur asgjë nga BE.
Diskutimi ishte mbi mbajtjen në fuqi të vetëm një ore ligjore, për të kursyer energji elektrike, arsye se pse është adoptuar që për herë të parë, ose mbajtjen e regjimit të orës diellore.
Por, pikërisht për kursimin e energjisë, impakti në ekonomi apo edhe në mjedis, pasi sjell reduktim të CO2, ka ndikuar në mosvijimin e diskutimeve, pasi duhet të jetë një vendim unanim për të gjitha vendet e BE.
Discussion about this post