Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, dy gratë që u martuan pak javë më parë kërkuan, kërkuan që të regjistrojnë dy vajzat e vogla, binjake, për të pasur dy nëna.
Vajzat H.M dhe A.M, binjake të seksit femër, kanë lindur në 18 janar 2021 në Tiranë. Ato janë vajzat e njërës prej dy grave që u martuan me ceremoni që shkaktoi jo pak zhurmë në kryeqytet.
Dy bashkëshortet femra, kërkuan kohë më parë që vajzat të regjistrohen në gjendjen civile në njësinë administrative numër 2 në Tiranë me dy nëna.
Dy gratë kërkonin të regjistrohen si nëna, me të drejta të barabarta amësie në të njëjtën përbërje me dy vajzat që i konsiderojnë të tyret.
Ceremonia e martesës së zhvilluar në tarracën e Bashkisë së Tiranës shkaktoi jo pak bujë dhe shumë tituj dhe vëmendje nga media ndërkombëtare. Sepse ishte ceremonia e parë e këtij lloji, pavarësisht se e panjohur nga ligji.
Discussion about this post