Deputeti i PS, Xhemal Qefalia është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme
Socialisti është thirrur për t’u marrë në pyetje si person në dijeni, në lidhje me dosjen e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë që po protestonin.
Qefalia do të merret në pyetje si një nga personat i cili organizoi protestën e 21 Janarit 2011.
As një orë pasi hyri në SPAK, Qefalia doli ku foli dhe për mediat. Ai tha se dëshiron te zbardhet sa më parë vrasjet e 21 janarit dhe se u pyet si protestues dhe jo organizator.
Më 21 janar 2011, qytetarë të thirrur nga Partia Socialiste protestuan para Kryeministrisë pas skandalit me videon Meta-Prifti ku flitej për një koncesion.
Asokohe, Garda e Republikës, nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, hapi zjarr ndaj protestuesve, duke vrarë katër njerëz dhe plagosur gjashtë të tjerë.
Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, ishin 4 personat të cilët dhanë frymën e fundit, në bulevardin kryesor të Tiranës, përballë Kryeministrisë.
Ka qenë policia e Tiranës, e cila më 21 janar 2021,në 10-vjetorin e ngjarjes, ka kërkuar rihapjen e hetimeve për çështjen e “21 janarit”. Kjo nëpërmjet një letër-kërkese drejtuar Prokurorisë.
Në letër u kërkua ri-ekspertim hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.
Gjithashtu, aty shkruhet se duhet ri-ekspertim i plumbit të gjetur në trupin e Aleks Nikës dhe të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gardës që ishin në shërbim më 21 janar.
Discussion about this post