Procedohen penalisht 4 shtetas, 2 prej tyre administratorë të lokaleve ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.
Sekuestrohen 3 valixhe me çipsa, 2 aparate celulare, 1 njësi kompjuteri, 3 usb dhe një shumë parash.
Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, strukturat e DVP Vlorë kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë u referuan materialet në prokuori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. M., 43 vjeç, D. A., 36 vjeç dhe S. N., 37 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në lokalin që administrohej nga shtetasi S. M., shtetasve D. A. dhe S. N. iu janë gjetur 2 aparate celulare me programe për vendosjen e basteve sportive. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë lokal janë gjetur dhe sekuestruar 1 njësi kompjuterike, 3 usb dhe një shumë parash;
-Ll. Ll., 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në lokalin që ky shtetas administronte, janë gjetur 3 valixhe me çipsa që përdoren për lojëra fati.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post