Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku një 42 vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten dhe më pas dhe veten.
Policia bën me dije se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.
Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.
Discussion about this post