Një ngjarje e rënë ka ndodhur në shtetin fqinj ku një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur. Sipas mediave vendase, në Nea Joni, Greqi, mbrëmjen e djeshme në një kafe me nargjilë, një shqiptar mbeti i plagosur, ku dhe më pas fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.
Gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në kafene dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur.
Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë kafenesë ku njëri prej tyre duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar.
Për pasojë, shqiptari, i cili sipas imazheve të para që ka pasur policia nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij që u përleshën, mbeti i plagosur në kockë të klavikulës.
Pas plagosjes së shqiptarit, grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur. Shqiptari u dërgua i plagosur në spitalin CAT ku ndërroi jetë pak para orës 03:00 pasi kishte humbur shumë gjak.
Rastin e ka marrë Departamenti i Vrasjeve, ku policia ka grumbulluar nga vendngjarja shtatë gëzhoja dhe një plumb të deformuar nga një pistoletë 9 gamë, ndërsa është vënë në kërkim të personit që ka qëlluar përmes kamerave të sigurisë së dyqanit.
Discussion about this post