Twitter po i bashkohet rrjedhës së rrjeteve sociale që kanë kopjuar modelin e Tik Tok për të lundruar pafundësisht mes videove.
Kompania ka njoftuar se në përditësimin e ri do të jetë “tërheqës” pasi nëse shtyp mbi të, pamja hapet në të gjithë ekranin, ndërsa nëse e tërheq për lart, do të shfaqë më shumë përmbajtje të tilla.
Në seksionin Explore, po shtohet një karusel videosh për të treguar se cilat prej tyre janë më të famshmet që po shpërndahen në Twitter.
Twitter ka njoftuar se kjo risi do të jetë e disponueshme në aplikacion për përdoruesit e iOS, ndërsa videot në Explore “mund të shihen nga njerëz në shtete të caktuara” që kanë iPhone ose Android. Të dyja përditësimet do të jenë fillimisht për personat që përdorin gjuhën angleze në aplikacion.
tv6+1vlora
Discussion about this post