Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku dhe pritet të zhvillojë një takim me shqiptarët e Amerikës.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë ai i cili ka publikuar një video ku dhe ka lajmëruar se nesër, 26 tetor, do të mbajë takimin me shqiptarët të cilët jetojnë në New York. Ky takim i Ramës me shqiptarët vjen në kuadër të turit me diasporën.
Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 me orën lokale (17:00 me orën tonë). Ky është takimi i parë që kryeministri Edi Rama zhvillon pas vendosjes të së drejtës të votës për çdo shqiptar që jeton dhe punon jashtë vendit.
“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës; krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian”, shkruan Rama
Discussion about this post