Në 50-vjetori i i themelimit të Akademisë së Shkencave, kryeministri Edi Rama është shprehur se gjuha shqipe është e kërcënuar. Sipas tij gjithë ato që thuhen dhe ato që ndërmerren për gjuhën shqipe në rendin e pavërtetë pseudo-akademik janë në fakt maja e ajsbergut që po e gërryejnë nga poshtë përmes shpërdorimit të saj.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1764848897206483
“Gjuha shqipe është e kërcënuar si asnjëherë më parë. Gjithë ato që thuhen dhe ato që ndërmerren për gjuhën shqipe në rendin e pavërtetë akademik, pseudo-akademik janë në fakt maja e ajsbergut që po e gërryejnë nga poshtë përmes shpërdorimit të saj në një botë komunikimi ku askush më nuk e ka mendjen sa saktë i shkruan fjalët por e ka mendjen që t’i bëjë ‘send’ sa më shpejt.
Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe do të jetë një gur themeli për të forcuar atë themel të jashtëzakonshëm që vendosën etërit themelues të Akademisë së Shkencave. Besoj se gjuha e unifikuar shqipe është një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëve dhe një nga ata thesare që askush nuk duhet lejuar t’i prekë apo t’i shpërdorojë”, është shprehur Edi Rama.
tv6+1vlora
Discussion about this post