Kryeministri Edi Rama shkruan i pikëlluar për tërmetin tragjik që ka goditur në orët e para të mëngjesit Turqinë. Të paktën 500 të vdekur raportohen deri tani nga mediat vendase dhe mbi 2,000 të plagosur, ndërkohë shumë të tjerë janë nën rrënoja.
Rama njofton se një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi, për t’u ardhur në ndihmë ekipeve të emergjencave që po luftojnë me kohën për të nxjerrë të gjallë nga rrënojat personat e lënduar.
“Thellësisht i pikëlluar për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, shkruan kryeministri shqiptar.
Discussion about this post