Kthimi i emigrantëve drejt vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë vijon me përfundimin e festave të fundivitit. Në 24 orët e fundit nga porti i Durrësit kanë dalë mbi 4200 shtetas si dhe 1900 automjete me katër tragete.
Nga ana e kompanive vijonë lundrimet e dyfishta të trageteve, ndërkohë autoritetet që operojnë brenda pikës kufitare kryesore të transportit detar në vend kanë shtuar masat.
Aktualisht për të shmangur radhët gjatë përpunimit të trageteve në funksion janë vënë 26 sportele për kontrollin e dokumentacioneve. Përgjatë muajit që lamë pas nga porti hynë në vendin tonë rreth 60 000 pasagjerë dhe 20 422 mjete.
Rritje e ndjeshme e volumeve të përpunimit të pasagjerëve pasqyrohet edhe në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës ku kanë lundruar me tragete rreth 50 350 pasagjerë në total duke shfaqur kështu një rritje me rreth 8 670 udhëtarë më shumë gjatë Dhjetorit 2022.
Përgjatë kësaj periudhe një mujore rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve ku numërohen rreth 13 475 automjete dhe 6 950 kamiona dhe trailerë.
Discussion about this post