Vetëm dy ditë na ndajnë nga nisja e kampionatit botëror “Katar 2022”. Një botëror ndryshe nga të tjerët, pasi si asnjëherë më parë do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor. Vendi organizator ka vendosur rregulla të rrepta për tifozët, duke i privuar ata nga shumë gjëra të “qefit”.
Sipas “The Sun”, familja mbretërore e Katarit po i bën presion FIFA-s për ndalimin e plotë të shitjes së alkoolit në të gjitha 8 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Botës. Kjo është bërë nga Sheikh Jassim bin Hamad bin Khalifa al-Thani, vëllai i sundimtarit të Katarit.
Në këtë mënyrë tifozët mund të kosumojnë alkool vetëm nëpër hotele dhe restorante por në sasi të kufizuar, ndërsa do t ëndalohet rreptësisht konsumimi i tyre në stadium. Një birrë do të kushtojë 12 £ në vendet zyrtare dhe fansat do të mund të pijën deri në 4 birra me synimin që të mos dehen. Kushdo që arrin të kalojë këtë shifër dhe të dehet do të dërgohet në një vend special për t’u kthjelluar.
Discussion about this post