Një i moshuar 74-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij mëngjesin e sotëm.
Policia bën me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, megjithatë grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.05.2022, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja jete shtetasi B. Xh., 74 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
tv6+1vlora
Discussion about this post