Shqipëria feston sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, e cila shënjon Lëvizjen Studentore që solli edhe rrëzimin e sistemit komunist dhe ardhjen e pluralizmit politik në vend.
Prej vitit 2009, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të Dhjetorit 1990 dhe rinisë shqiptare të cilët u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike.
Në kuadër të kësaj dite, institucionet shtetërore dhe partitë politike kanë organizuar një sërë aktivitetesh me fokus te rinia.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në mesazhin e tij me rastin e kësaj dite thotë se ideali i studentëve të Dhjetorit është një amanet dhe mision duhet të frymëzojë shoqërinë dhe klasën politike shqiptare për të punuar me përgjegjësi, me seriozitet dhe përkushtim, në mënyrë që të vazhdohet pa ndalur rruga e integrimit EuroAtlantik.
Discussion about this post