Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se të gjithë duhet të ndihen krenarë për organizimin e eventit të finales së Conference League në Tiranë.
Në një konferencë shtypi ditën e sotme, Duka tha se Federata, Tirana por edhe vetë Shqipëria jo vetëm e kaloi klasën, por mori nota maksimale për organizimin e kësaj finaleje.
“Feedback ka qenë pozitiv nga të gjithë drejtuesit e federatave homologe. Vlerësimet kanë qenë maksimale. Padyshim që brenda një organizimi madhor si ky ne kemi mbajtur shënim ndonjë detaj që mund të ishte dhe më mirë. Nuk mund të them që e kemi kaluar klasën, por kemi marrë nota maksimale të gjithë ne bashkë për organizimin e një eventi”.
Por a do të ketë ambicie Shqipëria për të organizuar të tjera evente të futbollit evropian?
“Pas ceremonisë filloi një lloj diskutimi që ja mund të bëjmë mirë. Për të patur një kompeticion të tillë, momentalisht është e pamundur për kapacitet. Por për të patur finale Superkupe apo ndonjë tjetër event të rëndësishëm europian të tipit Kampionat Europian të rinjsh i kemi të gjitha mundësitë për t’i pasur”, deklaroi Armand Duka.
Duka: Ne nuk kemi garë me politikën, ne bashkë me politikën duam ta zhvillojmë vendin
Dy ditë më parë, në sheshin “Skëndërbej” u zhvillua ceremonia e prezantimit të trofeut të Conference League ku bëri bashkë Presidentin e FSHF-së, Armand Dukën dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn.
Lidhur me këtë, në një konferencë shtypi ditën e sotme, Duka tha se Federata kërkon bashkëpunim me të gjithë për të pasur futboll akoma më të mirë. Ndërkohë që ata që kanë interesa kapjesh apo luftra personale, Duka i ftoi të mos harxhojnë energji në këtë punë.
Pyetje: U komentua shumë dhe ajo fotoja e prezantimit të Kupës, ndoshta shërbeu dhe Dielli për të hedhur pas dhe gjithë atë marrëzi apo ato turbulenca që kaloi futbolli?
Armand Duka: Turbulencat nuk mund t’i fshehim, e kam thënë dhe me herët, asgjë nuk ka ardhur nga ne, as nga drejtimi i presidentit të Federatës. Kërkojmë bashkëpunim me të gjithë nga të gjithë për të pasur futboll akoma më të mirë, ata që kanë interesa kapjesh apo luftra personale, i ftoj të mos harxhojnë energji në këtë punë, por të kenë energji pozitive në të mirë të fëmijëve të tyre.
Gjithashtu, Duka theksoi se FSHF nuk është në garë me poltikën, por është bashkë me politikën që të zhvillohet vendi.
Pyetje: Futbolli sërish një hap para politikës, në 2016 shkuam në Francë 2016 dhe tani një finale e madhe që organizua në Shqipëri, sërish para politikës, por ajo vazhdon të ju sulmojë. Si ndiheni ju për këtë?
Armand Duka: Ne nuk kemi garë me politikën, ne bashkë me politikën duam ta zhvillojmë vendin. Dhe pa politika të mira nuk ka futboll. Federata është një organizatë e cila në fund të fundit merr emrin me ligj nga qeveria shqiptare.
tv6+1vlora
Discussion about this post