Ish-zyrtari i AMP, Kushtrim Selimi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë të vendosur nga gjykata ndaj tij.
Gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje” për ish-zyrtarin e AMP Kushtrim Selimi, i cili së bashku me disa të tjerë kishte hapur një faqe dhe publikonin lajme për të denigruar figurën e zyrtarëve të Lartë të Policisë së Shtetit.
Siç e do ligji, Selimi do paraqutet në Policinë Gjyqësore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Kushtimi u vetëdorëzua në polici më 28 Qershor, pasi ishte shpallur në këkrim. Ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtori i AMP Durrës, Bujar Delialliasi, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupi kanë qenë disa nga zyrtarët e lartë që ditë më parë kallëzuan në polici ish-shefi i Sektorit në Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtim Selimi.
Ky i fundit kishte financuar lajme të rreme kundër drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit. Ndaj Kushtim Selimit rëndojnë 4 kallëzime në prokurori, për të cilat organi i akuzës ka nisur hetimet.
39-vjeçari në bashkëpunim me shtetasen Regina Omeri (Zeqiri), 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe gazetarin Ervis Hasanaga, kishin hapur portalin “Shqipneës.info” dhe sulmonin drejtorët e Policisë së Shtetit.
Siç thuhet dhe në dosje, gazetari Ervis Hasanaga paguhej 600 euro në muaj nga shefi Kushtrim Selimi, i cili i dërgonte lajme me informacione të rreme për drejtorët e tij përmes koleges Regina Omeri.
Discussion about this post