“Në ditën e lamtumirës e falenderojmë Presidentin Nishani për modelin që ai solli si shtetar, politikan, familjar dhe qytetar shembullor. I paharruar qoftë kujtimi i presidentit Bujar Nishani”.
Kështu u shpreh Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në fjalën e tij të lamtumirës në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Fjala e plotë
Zonja Vjosa Osmani, të nderuar ish president, ish kryetarë të kuvendit dhe ish kryeministra të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, i nderuar ish presidenti i Malit të Zi zoti Filip Vujanoviç. Të nderuar udhëheqës politik nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe kudo që na keni nderuar sot në këtë ceremoni. Të nderuar ministra, deputetë dhe përfaqësues të institucioneve, të nderuar ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, të dashur miq, bashkëpunëtorë dhe dashamirës të presidentit Nishani, faleminderit të gjithëve për praninë tuaj sot, për të nderuar dhe për ti dhënë lamtumirën e fundit ish presidentit të republikës zotit Bujar Nishani.
Fundi i papritur dhe i parakohshëm i jetës lë plot pengje për mundësitë e humbura për ato që nuk iu thanë dhe për ato që nuk u bën dot. Ndaj dhimbja për humbjen e pakohë të njerëzve të shtrenjtë e të radhë, e bëjnë të vështirë gjetjen e fjalëve që mund ti kurojnë këto plagë njerëzore, por na ngushëllon fakti që Bujar Nishani pati një jetë plot maja realizimesh dhe përjetimesh fatlume. Ai qe i rrethuar nga dashuria e familjes së prindërve dhe asaj që krijoi më pas së bashku me Odetën si një bashkëshort i kujdesshëm de baba shembullor i dy fëmijëve të mrekullueshëm Ersit dhe Fionës.
Për Presidentin Nishani këto ditë ka pasur vlerësime më se të merituara, nga shumë personalitete të jetës politike dhe publike në Shqipëri dhe më tej. Kanë folur bashkëpunëtorët, miqtë dashamirësit, homologët dhe kolegët nga i gjithë spektri politik. Mbi të gjitha kanë folur shqiptarët, kanë folur edhe miqtë e Shqipërisë. I ardhur në politik nga Forcat e armatosura, presidenti Nishani solli virtytetet më të mira të ushtarakëve tanë në njetë politike dhe institucionale të vendit, ai mishëroi integritetin, ndjenjën e lartë të detyrës dhe patriotizmit. Bujar Nishani e shikonte politikën si “artin e të mundshmes” dhe besonte se ajo është instrumenti më efektiv për të sjellë ndryshime pozitive. Bujar nishani besonte te demokracia dhe shteti ligjor dhe këtë bindje e dëshmoi më së miri edhe në drejtimin e ministrive shumë të rëndësishme si Rendi dhe Drejtësia.
Presidentit Nishani i peshonte fjala, i njohur për maturinë dhe vetëpërmbajtjen ai çmohej për thjeshtësinë dhe përulësinë në komunikimin publik e njerëzor,, tipare që i mbetën të pandryshueshme gjatë gjithë jetës. Ai do mbahet mend për qetësinë, forcën e argumentit dhe besnikërinë ndaj parimeve dhe vlerave të cilat i besonte. Si kryetar i shtetit Bujar Nishani punoi me përkushtim të radhë në mbrojtje të Kushtetutës, ai ishte vendosur dhe i angazhuar për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë. Ai punoi për të forcuar frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare në vend. Në çdo rast iu përkushtua interesit të Shqipërisë kombit tonë.
Bujar Nishani besoi deri në fund te demokracia, e mira publike dhe sidomos te interesi kombëtar. Si presidenti i zgjedhur në 100 vjetorin e shtetit shqiptar, ai i mishëroi këto parime duke imponuar respekt te të gjithë kolegët dhe pushtetarit e huaj, te bashkëpunëtorët e tij, por edhe te kundërshtarët politik. Bujar Nishani ushqente një dashuri të veçantë për Kosovë, të cilën e shfaqte plot krenari dhe e mbështeti fort njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe në shërbim të stabilitetit dhe të sigurisë në Ballkanin perëndimor. Presidenti Nishani pati një bashkëpunim të shkëlqyer m të gjithë faktorin politik shqiptar në rajon. Ai diti të vendosë dhe të ruaj shumë mirë ekuilibrat mes marrëdhënieve institucionale dhe atyre vëllazërore.
Presidenti Nishani punoi me devocion për projektet strategjike të integrimit evropian dhe euro-atlantik të Shqipërisë. Për forcimin e partneritetit strategjik me shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për bashkëpunimin gjithëpërfshirës me të gjitha vendet e rajonit dhe me vendet e tjera mike në botë. Ai e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë dhe shqiptarët në arenën ndërkombëtare duke mbrojtur gjithmonë të vërtetat dhe prioritetet që i shërbenin interesit publik dhe atij kombëtar. Sot në ditën e lamtumirës ne e falenderojmë presidentin Nishani për modelin që ai solli si shtetar, politikan, familjar dhe qytetar shembullor. I paharruar qoftë kujtimi i presidentit Bujar Nishani!
tv6+1vlora
Discussion about this post