Diego Longo do prezantohet sot si trajneri i ri i Flamurtarit. Italiani ishte edhe disa ditë më parë në Vlorë, teksa largimi i Troisit i ka lënë rrugën e lirë 47-vjeçarit, që do rikthehet në Shqipëri, këtë herë jo më në Superligë.
Ish-trajneri i Kukësit ka gjetur akordin me Flamurtarin dhe objektivi Superligë është i qartë. Vlonjatët ndodhen në vendin e tretë në Kategorinë e Parën, teksa Longo ka qenë asistent në disa skuadra të njohura si Rumania, Rapidi i Bukureshtit apo edhe Petrolul dhe Xanthi e PAOK, e Dinamo Kiev.
Eksperienca te Kukësi në sezonin 2021-22 ka qenë e para për të si trajner i parë në një skuadër, duke drejtuar 40 ndeshje. Në Vlorë kanë vendosur të prezantojnë sot trajnerin, në një datë të shënuar për ta. Flamurtari feston 100 vite si klub futbolli, teksa është një ndër skuadrat që ka bërë historinë në futbollin shqiptar.
Discussion about this post