Një objekt i paidentifikuar është rrëzuar nga forcat ajrore të Kanadasë, pasi shkeli hapësirën ajrore të vendit, bëri me dije kryeministri Justin Trudeau.
Objekti u qëllua nga një avion luftarak amerikan i modelit F-22, mbi territorin Yukon, tha Trudeau.
Më herët, autoritetet amerikane deklaruan se objekti u identifikua nga Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) dhe rezultoi të ishte një balonë.
Trudeau shkroi në Tëitter se avionët luftarakë kanadezë dhe ata amerikanë u ngritën në qiell, pasi ai dha urdhër që objekti të rrëzohej.
Ky është objekti i tretë që identifikohet dhe rrëzohet mbi territorin e Amerikës së Veriut, dhe dyshohet se i përket një flote balonash kineze të lëshuara për të kryer spiunazh.
Discussion about this post