Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka bërë sot një denoncim në rrjetin social ‘Facebook’ sa i takon Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim për çështjen e Butrintit.
Në reagim theksohet se AADF sjell për drejtim të fondacionit drejtorin nga Amerika Latine, një personazh totalisht të panjohur dhe pa CV në administrim të pasurive botërore kulturore. Po ashtu Forumi ka listuar dhe emrat që do të jenë pjesë e bordit shkencor të fondacionit.
DENONCIMI
…dhe tragjikomedia e AADF me Butrintin vazhdon
Pas bordit shkencor me hortikulturistë pensionistë dhe specialistë të historisë koreane, AADF sjell për drejtim të fondacionit drejtorin nga Amerika Latine, personazh totalisht të panjohur dhe pa CV në administrim të pasurive botërore kulturore.
Gjithashtu zv.drejtor eshte zgjedhur nje guide turistike.
Edhe me e cuditshme eshte fakti qe dy punonjese te Parkut Kombetar, Erjona Qillo dhe Evjeni Mato jane tashme edhe pjese e fondacionit te AADF. E publikuar kjo ne ëebsite zyrtar te fondacionit.
A ka dijeni Ministria e Kultures per keto emerime ne konflikt te paster interessi? A ka dijeni z. Gonxhja per emerimet e para ardheses se tij qe i sherbente edhe AADF edhe shtetit shqiptar? A bien ndesh keto emerime me ligjin e administratës publike?
BORDI
“Këshilli i dyshimtë shkencor i Butrintit në epokën e AADF
Disa ditë më parë u zbulua për publikun përbërja e Këshillit Shkencor të sitit të Butrintit nën menaxhimin privat të AADF.
Ky këshill është formuar kur ende nuk është shprehur me një vendim final Gjykata Kushtetuese.
Mësojmë gjithashtu se ministria e Kulturës nuk është pyetur dhe as nuk ka gisht në krijimin dhe përzgjedhjen e këtij organi kaq të rëndësishëm për zhvillimin e parkut pasuri e UNESCO.
Gjithashtu prezenca e profesor Neritan Cekës si përfaqësues i Akademisë së Shkencave është mohuar nga ky institucion.
Me pak fjalë, të gjithë pensionistët dhe vreshtarët që janë prezantuar në Këshillin Shkencor përfaqësojnë vetëm veten e tyre dhe asnjë institucion publik që duhet të thotë fjalën e tij në vizionin e zhvillimit të pasurisë më të rëndësishme arkeologjike të vendit.”, thuhet më tej në një reagim të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Discussion about this post